Kush është
MINDO?
Mindo është një institucion i kujdesit dhe edukimit parashkollor, të cilin ne e asociojmë më shumë me një shtëpi të fëmijërisë, e krijuar për fëmijët nga mosha
9 muajderi në6 vjeç
Mindo është një institucion i kujdesit dhe edukimit parashkollor, të cilin ne e asociojmë më shumë me një shtëpi të fëmijërisë, e krijuar për fëmijët nga mosha
9 muajderi në6 vjeç

Hapësira jonë
është e ideuar
për grupe të
vogla kujdesi,
me raportin
Një hapësirë e dizajnuar sipas një koncepti të grupeve të vogla të kujdesit, në raportin ku një grup maksimalisht mund të ketë 10 fëmijë nën kujdesin e 2 edukatoreve, sepse ne kemi bindjen që dedikimi i plotë i kohës dhe vëmendjes për një fëmijë na jep rezultatet e kërkuara për të ardhmen.
Ne e shohim fëmijën
si një person të vogël
me botë të madhe
brenda vetes
Një individ në gjithë kompleksitetin e ndërtimit të karakterit të tij, me ide, ndjenja, kureshtjen, potencialin dhe mënyrën e vet për të kuptuar gjithçka që e rrethon.

Një hapësirë e dizajnuar sipas një koncepti të grupeve të vogla të kujdesit, në raportin ku një grup maksimalisht mund të ketë 10 fëmijë nën kujdesin e 2 edukatoreve, sepse ne kemi bindjen që dedikimi i plotë i kohës dhe vëmendjes për një fëmijë na jep rezultatet e kërkuara për të ardhmen.
Në shumë vende, dita e fëmijës matet me atë që ka bërë: a vizatoi, a këndoi, a luajti, a doli jashtë, a hëngri, a fjeti. Në Mindo, këto janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë. Ne duam të shohim edhe çfarë po ndodh brenda këtyre momenteve. A pati guxim të provojë? A kërkoi ndihmë? A priti radhën? A u kthye te një ide që e kishte nisur më herët? A ndërtoi një marrëdhënie me një fëmijë tjetër? A u ndie më i sigurt se dje?
Pikërisht
këtu qëndron
dallimi


Metodologjia dhe
karakteristikat e
në aktivitetet ditore
të Mindo-s
Mindo është i frymëzuar nga qasja Reggio Emilia, sepse kjo filozofi e sheh fëmijën si të aftë, kurioz dhe pjesëmarrës aktiv në të nxënit e vet. Kjo do të thotë se ne nuk e shohim fëmijën si dikë që vetëm pret të mësohet nga i rrituri. E shohim si dikë që ka ide, pyetje, mënyra të veta të shprehjes dhe aftësi për ta ndërtuar kuptimin përmes përvojës.
Në praktikë, kjo do të thotë që dita në Mindo nuk ndërtohet vetëm rreth aktiviteteve të gatshme. Ne vëzhgojmë çfarë i tërheq fëmijët, çfarë përsërisin, çfarë pyesin, ku ndalen më gjatë dhe çfarë po përpiqen të kuptojnë. Pastaj krijojmë mundësinë që ky interes të thellohet përmes materialeve, lojës, bisedës, artit, natyrës, ndërtimit, dritës, hijes, tingujve, ujit, argjilës apo projekteve të vogla. Një nga karakteristikat më të rëndësishme që do ta marrim nga Reggio Emilia është ideja se ambienti është pjesë e të nxënit. Hapësira nuk është vetëm vend ku fëmijët qëndrojnë. Ajo i fton të zgjedhin, të eksplorojnë, të krijojnë, të qetësohen dhe të bashkëpunojnë. Prandaj materialet në Mindo nuk zgjidhen vetëm për argëtim, por për dimensionin që shfaqin para fëmijës, ndërtuar me kureshtje, mendim, pavarësi, imagjinatë dhe marrëdhënie.
Po ashtu, dokumentimi është pjesë shumë e rëndësishme e qasjes sonë. Ne nuk duam të ndajmë me prindërit vetëm rezultatin final, si një vizatim apo punim. Duam të tregojmë edhe rrugën deri aty: pyetjen që e nisi, materialin që fëmija zgjodhi, përpjekjen që bëri, ndryshimin e idesë gjatë procesit dhe atë që po ndërton përmes kësaj përvoje.
Në Mindo, filozofia Reggio Emilia përndotet si mënyrë e të menduarit për fëmijën duke e dëgjuar, vëzhguar, respektuar ritmin e tij dhe besuar në aftësinë e tij për të zbuluar.
