Prind dhe edukatore duke u përshëndetur në ambientin e kopshtit

Regjistrimet
dhe Partneriteti
me Prindërit

Ne besojmë se zhvillimi i një fëmije kuptohet më mirë kur familja dhe edukatorët ecin në të njëjtën rrugë.

Prandaj, komunikimi me prindërit në Mindo nuk kufizohet vetëm në informata për rutinën e ditës. Për ne, është e rëndësishme që familjet ta kuptojnë jo vetëm çfarë ka bërë fëmija i tyre, por edhe si po rritet, çfarë po e bën kurioz, cilat sfida po tejkalon dhe cilat aftësi po ndërton.

Partneriteti me prindërit

Si komunikojmë me familjet?

  • Komunikim i rregullt për mirëqenien dhe rutinën ditore të fëmijës.
  • Dokumentim i momenteve të rëndësishme të të nxënit dhe zhvillimit.
  • Portfolio individuale që pasqyron rrugëtimin e fëmijës.
  • Takime periodike me familjet për të reflektuar mbi progresin dhe nevojat e fëmijës.
  • Komunikim i hapur dhe transparent sa herë që ka nevojë.

Regjistrimi
në Mindo

Jemi të lumtur t’ju mirëpresim në komunitetin e Mindo-s.

Procesi i regjistrimit është menduar të jetë i thjeshtë, i qartë dhe i orientuar drejt njohjes së fëmijës dhe familjes suaj.

Si zhvillohet
procesi i regjistrimit?

  1. Vizitë dhe njohje me Mindo-n.
  2. Bisedë me familjen për nevojat dhe rutinat e fëmijës.
  3. Plotësimi i formularit të regjistrimit.
  4. Dorëzimi i dokumentacionit.
  5. Planifikimi i periudhës së adaptimit.

Dokumentet
e nevojshme

Për regjistrim kërkohen:

  • Certifikata ose ekstrakti i lindjes së fëmijës.
  • Certifikata/kartela e vaksinimit.
  • Dokument identifikues i prindit ose kujdestarit ligjor.
  • Formulari i regjistrimit i Mindo-s.
  • Informata mbi alergjitë, intolerancat ose nevoja të tjera shëndetësore të fëmijës.
  • Persona të autorizuar për marrjen e fëmijës.
  • Dokumentacion shtesë mjekësor, nëse kërkohet për nevoja specifike të fëmijës.
048 704 302
Gjergj Arianiti
nr. 4, Veternik
Prishtinë
CHILDHOOD
HOUSE
Dy fëmijë të buzëqeshur

Formulari i regjistrimit

Kërkesë për regjistrim

Fushat e shënuara me yll (*) janë të detyrueshme. Ju lutemi, mos përfshini të dhëna mjekësore ose të dhëna të tjera të ndjeshme.

Të dhënat e regjistrimit
0/1000 karaktere

Këto të dhëna përdoren vetëm për t’ju kontaktuar në lidhje me kërkesën për regjistrim. Për pyetje, na shkruani në [email protected].