Grupmoshat
dhe ndarja e tyre
Një nga vendimet më të rëndësishme të Mindo-s është madhësia e grupeve. Ne besojmë se një fëmijë nuk mund të ndihet vërtet i parë, i dëgjuar dhe i kuptuar nëse të rriturit nuk kanë kohë ta njohin. Për këtë arsye, Mindo synon të punojë me raport 5 fëmijë për 1 edukatore.

Siguri emocionale, adaptim gradual, rutinë, marrëdhënie me edukatoren, eksplorim përmes shqisave dhe lëvizjes.

Pavarësia e parë, gjuha, vetëkujdesi, loja simbolike, rutina dhe fillimi i marrëdhënieve sociale.

Kureshtja, komunikimi, loja me të tjerët, imagjinata, storytelling dhe njohja e parë e grupit.

Projekte më të gjata, kreativitet, bashkëpunim, zgjidhje problemesh, vëzhgim dhe menaxhim i pavarur.

Përgatitje për shkollë përmes pavarsisë, koncentrimit, gjuhës, përgjegjësisë, bashkëpunimit dhe aftësisë për të shprehur mendimin.

Ky raport nuk është vetëm numër por pjesë e rëndësishme e filozofisë sonë
Për ne, një grup është një komunitet i vogël ku fëmija fillon të mësojë si të jetojë me veten, me të tjerët dhe me botën që e rrethon. Sa më i vogël të jetë ai komunitet, aq më shumë hapësirë ka fëmija për t’u parë, për t’u dëgjuar dhe për t’u rritur me besim.